Getafe ndal Barçën, barazim dhe në Çelsi- Liverpul

Starti me javën e parë në Premier League, La Liga dhe Ligue 1 eci edhe sot. Në Angli gjithë vëmendja ishte te Çelsi – Liverpul që përfundoi barazim 1-1 me skuadrat që panë t’ju anulohet nga një gol.

Po në barazim u mbyll edhe takimi tjetër i rezervuar për sot mes Brentfordit dhe Totenhemit. Gjithçka përfundoi në shifrat 2-2 me të dy ekipet që duhet të kënaqen me nga 1 pikë.

Në Spanjë nuk nisi gjithçka mirë për kampionët në fuqi. Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes, ndeshje e cila regjistroi dhe 3 kartonë të kuq. Rafinja dhe trajneri Ksavi u ndëshkuan në radhët e kuqebluve, ndërsa Mata penalizoi vendasit.

Sakaq, Real Betis siguroi 3-pikëshin në shtesë në transfertë përballë Vijarealit, ndërsa Osasuna mposhti pastër Celta Vigon.

U mbyll e gjithë java e parë në Ligue 1 me Strasburgun që mposhti minimalisht Lionin, ndërsa Le Havre e sapongjitur barazoi 2-2 me Montpelje. Fitore edhe për Monakon, Tuluzë dhe Renë.

Rezultatet:

Premier League:
Brentford – Totenhem 2-2
Çelsi – Liverpul 1-1

La Liga:
Celta Vigo – Osasuna 0-2
Vijareal – Real Betis 1-2
Getafe – Barcelona 0-0

Ligue 1:
Brest – Lens 3-2
Klermont – Monako 2-4
Montpelje – Le Havre 2-2
Nantë – Tuluzë 1-2
Renë – Metz 5-1
Strasburg – Lion 2-1/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!