Barça përcjell dy ikona, Leçe siguron Serie A

Emocionuese dalja për herë të fundit nga ‘Camp Nou’ i dy ikonave të skuadrës Blaugrana, Zhordi Alba dhe Serxhio Buskets të cilët luajtën takimin e fundit me këtë fanellë përballë publikut në shtëpi.

Një hap larg fundit edhe kampionati spanjoll dhe ai italian. La Liga mbylli javën e saj të 37-të me Barcelonën që nuk fal Majorkën e Muriqit duke e ndëshkuar me 3 gola për 3 pikë që vlejnë sa për formalitet.

Atletiko Madrid – Real Sociedad u mbyll me fitoren e vendasve teksa miqtë sigurojnë biletën Champions pas humbjes së Vijareal ndaj Rajo Vajekanos. Vijarealin ndërkohë e pret Europa League së bashku me Real Betis.

Se cila nga skuadrat spanjolle do të marrë pjesë në Conference League do të vendoset javën e fundit, por momentalisht biletën ndër duar e ka Osasuna.

Sa i përket fundit të tabelës, gara është interesante pasi vetëm Elçe dhe Espanjoli kanë vulosur rënien. Real Vajadolidi e vështirëson qëndrimin pas barazimit të sotëm ndaj Almerias, por gjithçka mbetet për t’u parë javën e ardhshme.

Sfida interesante nga Serie A ku spikati Juventus – Milan. Kuqezinjtë do të luajnë sërish në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm falë fitores së sotme përballë bardhezinjve me golin e Zhiru.

Leçe ia del t’i shpëtojë rënies me 3-pikëshin e fitores së sotme përballë Monzës, ndërsa Verona nuk merr më shumë se një barazim ndaj Empolit dhe mbetet në zonën e kuqe. Sakaq, Bolonja dhe Napoli ndanë pikët, ndërsa Lacio kaloi Kremonezen.

Rezultatet:

La Liga:
Almeria – Real Vajadolid 0-0
Atletik Bilbao – Elçe 0-1
Atletiko Madrid – Real Sociedad 2-1
Barcelona – Majorka 3-0
Kadiz – Celta Vigo 1-0
Getafe – Osasuna 2-1
Xhirona – Real Betis 1-2
Rajo Vajekano – Vijareal 2-1
Valencia – Espanjol 2-2

Serie A:
Verona – Empoli 1-1
Bolonja – Napoli 2-2
Monza – Leçe 0-1
Lacio – Kremoneze 3-2
Juventus – Milan 0-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!