Australia eleminon Francën, ‘kanguret’ në gjysmëfinale

Australia organizatore, për herë të parë në gjysmëfinale, Franca pretendente kthehet në shtëpi.

Dramë në Brisbanë të Australisë për biletën gjysmëfinale të Kupës së Botës për Femra që luhet në Australi dhe Zelandë të Re (20 korrik- 20 gusht).

Dueli mes vendasëve të Australisë dhe Francës u vendos nga goditjet e 10 penalltive me fundin e lumtur për ‘kanguret’ vendase teksa kaluan 7-6.

Vendasit e trajnerit Gustafson në 120 minuta përballuan me një 0-0 transalpinet e një tekniku me shumë përvojë si Reihard duke rritur shanset për kualifikim përmes llogarisë së penallitve.

Në këtë fazë të ndeshjes, protagonizimi kaloi te portieret të cilat ia dolën të prisnin disa goditje.

Ndërkaq në 12:30 në Sidnei përballja e fundit çerekfinale ndërmjet Anglisë dhe Kolumbisë.

Spanjë- Suedi dhe Australi me fituesin e takimit Angli-Kolumbi përbëjnë dhe dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Botës për Femra të edicionit 2023. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!