Starton ‘Prva Liga’, dy derbe shqiptarësh në M.Veriut

Shtohet numri i skuadrave shqiptare, 5 klube në elitën e futbollit maqedonas.

Starton sot kampionati elitar i Maqedonisë së Veriut. Në këtë edicion, si gjithë këto vitet e fundit, pritet dominimi i skuadrave shqiptare të cilat tani janë edhe më të shumta në garë.

Sezoni i ri sheh në ‘Prva Liga’, Shkëndijen e Tetovës, Strugën, Shkupin, por dhe Gostivarin e Voska Sport të cilat u ngjitën në fund të sezonit të shkuar.

Në fakt, Voska Sport me qëndër në Ohër, ishte aktive edhe me disa miqësore gjatë verës. Ajo zhvilloi 7 teste në pak ditë mes tyre dhe me Laçin e Skënderbeun nga Superiorja e Shqipërisë.

Java e parë e diel 6 gusht 2023 ora 17:00

Voska Sport- Shkëndija

Struga- Gostivari

Bregalnica-Sileks

Strumica- Vardar Shkup

Tikves-Makedonja GP

Rabotniçki- Shkupi (7 gusht)

Maqedonia e Veriut: Skuadrat në total 12.

Klubet shqiptare:

Shkëndija Tetovë

Struga Trim&Lum

Shkupi

Gostivari

Voska Sport /Isuf Myrtaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!