Egnatia funksionon si klub i madh, nesër grupi në seancë

Pas eksperiencës së parë europiane, luajtjes së turit të parë eliminator të “Conference League”, teksa u eliminua pa humbje, por nga penalltitë, Egnatia e ka kthyer vështrimin nga sezoni i ri futbollistik.

Përtej dhimbjes dhe hidhërimit që vjen natyrshëm nga skualifikimi i pafat, kjo përvoje re europiane duket se ngjit. Debutimi në këtë kompeticion të UEFA-s duhet konsideruar dinjitoz, me dy ndeshje të luajtura mirë, me siguri me mësime të nxjerra nga stafi teknik sidomos për aspektin mbrojtës në të kthimit me Ararat Armenia.

Ndërkohë, skuadra rrogozhinase ka vijuar në mënyrë stërvitjet, me nga dy seanca në ditë, e gjithë përkushtim. Trajneri Edlir Tetova po punon veçanërisht në aspektin tekniko-taktik, të kohëzionit të grupit, të ingranimit si duhet të përforcimeve të kësaj vere.

Paralelisht, stafi teknik po mundohet të largojë edhe pasojat psikologjike të eliminimit nga Conference League.

Ndërkohë të gjithë tani e kanë të qartë se Egnatian e pret një sezon i vështirë dhe tepër inmpenjativ, nisur nga fakti se është fituesja e Kupës së Shqipërisë në fuqi. Me objektivat që ka Egnatia, për trofe përgjatë 2023/2024, asgjë nuk pritet ti lihet rastësisë.

Këto ditë seancaat përgatitore po zhvillohen në kompleksin sportiv “Egnatia” e në kushte shumë të mira, të siguruara nga presidenti Demrozi. Njëshi i klubit rrogozhionas vazhdon të jetë në çdo moment pranë skuadrës. Duke ndjekur, stimuluar, mbështetur lojtarët e stafin teknik.

Dita e sotme është lënë pushim për futbollistët nga trajneri Tetova dhe ndihmësi i tij Julian Brahja,për t’u kthyer të hënën me nga dy seanca stërvitore. Sakaq, konfirmohet largimi i Kacabufit dhe Meçjas. /Xhevdet Zekaj/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!