Xhaja e Hamiti piketohen në Conference League

Ndërkombëtarët Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti dy arbitrat me stemen e FIFA-s kanë përfunduar në listën e të përzgjedhurëve të UEFA-s për të drejtuar ndeshje në turin e dytë të Conference League.

Tiranasi Juxhin Xhaja është caktuar arbitër kryesor në duelin FCSB (emri zyrtar i Steaua Bukuresht) dhe CSKA 1948 të Sofjes (sfida e kthimit) e cila luhet më 3 gusht në orën 19:00. Ndihmësit e tij do të jenë Nertil Bregasi dhe Arbër Pema, ndërsa i katërt elbasanasja Emanuela Rusta.

Ndërkohë, lezhjani Eldorian Hamiti do të jetë kryesor te Sepsi – CSKA e Sofies po në 3 gusht. Denis Rexha dhe Erind Burgu asistentët e tij teksa Erjon Bastari si i katërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!