Risia/ Lushkja gol i rëndë, Cara e bën zakon, Duamena e Juriç golat shqiptarë

Prova e radhës e 4 skuadrave shqiptare në Champions dhe Conference League përpos shifrave me tri barazime dhe një humbje pati të veçantën e saj me shënimin e nga një goli në të gjitha sfidat.

Partizani ia doli me Tedi Carën të barazojë në ‘Air Albania Stadium’ ndaj BATE Borisov. Në fakt, kavajasi gjeti golin e katërt personal pasi më herët kishte shënuar në Ligën e Konferencës (dy herë ndaj Sfintul George dhe një herë Saburtalos sezonin e kaluar).

Emrin në listë si golashënues i këtij edicioni e shtoi edhe sulmuesi Rafael Duamena. Në debutimin e Egnatias, ganezi 27 vjeçar, realizoi në të 97′ ndaj Ararat- Armeina.

Ndërkohë për Tiranën, Regi Lushkja pasi i kishte shënuar gjigandëve të Anderlehtit me Laçin në Bruksel (2-1, 2021/2022), arrin të godasë sërish në Conference ndaj Dinamo Batum në kryeqytet.

I fundit gol vjen nga kroati 28 vjeçar Marko Juriç për Vllazninë në Belfast në atë takim me Linfild humbur 3-1.

Kështu skuadrat e Abissnet Superiore kanë se me cfarë të krenohen. Gola në të gjitha takimet ndërkombëtare të vajtjes të turit të parë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!