Skuadrat shqiptare në Conference League, Tirana në kryeqytet me gjeorgjianët

Liga e Conferences, edicioni i tretë i saj, në turin e parë eliminator i gjen të gjitha skuadrat shqiptare sot në fushë.

Tri skuadra nga Abissnet Superiore, dy nga Kosova dhe dy të tjera nga Maqedonia e Veriut, në rrugëtimin e këtij kompeticioni të UEFA-s.

Do të hapë Egnatia e Rrogozhinës. Skuadra e Edlir Tetovës e cila do të debutojë për herë të parë në Europë ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë, nis në 17:00 takimin në Jereven me Ararat- Armenia.

Tirana nga ana e saj starton garimin për edicionin 2023/2024 në Air Albania duke nisur nga ora 20:00. Përballë do të ketë gjeorgjianët e Dinamo Batum.

Në Belfast (20:45), Vllaznia e kompozuar sipas ideve të reja të klubit kuqeblu, do jetë e impenjuar ndaj vendasëve të Linfild.

Kalendari i ndeshjeve të sotme në Ligën e Konferencës, vajtje:

Ararat-Armenia – Egnatia 17:00
Dukagjini – Europa 19:00
Hegelman – Shkupi 19:00
Niederkorn – Gjilani 19:30
Tirana – Dinamo Batum 20:00
Shkëndija – Haverforduest 20:00
Linfilld – Vllaznia 20:45./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!