Bekaj prezantohet zyrtarisht te Hatajaspor

Visar Bekaj pas 3 vitesh sportive në Shqipëri, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës, u prezantua zyrtarisht sot te skuadra turke e Hatajaspor.

Me një titull kampion dhe një Superkupë Shqipërie të fituar, Bekaj nga sot nis aventurën e re ndërsa ka firmosur kontratën tre vjeçare me ekipin e Superliglës së Turqisë.

Ndërkohë më herët 26 vjeçari ka mbajtur veshur edhe uniformën e Prishtinës. Prej disa vitesh, ish portieri bardheblu, merr ftesë të rregullt nga përfaqësuaesja Dardane e futbollit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!