Dinamo ngre kokë, vijnë Hoxha e Marku

Dinamo pasi i ka mbajtur nën “vëzhgim” për disa ditë, më në fund i ka zyrtarizuar sot. Bëhët fjalë për dy mbrojtësit Rustem Hoxha dhe Albion Marku.

Klubi shkruan për Hoxhën:

“FC Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha.Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë.

Hoxha është një prodhim i Teutës ndërsa më herët ka luajtur edhe me Kukësin e Luftëtarin”.

Sakaq Albion Marku ka luajtur te Teuta si i huazuar nga blutë. Mirditori me të shkuar dhe te Lokomotiva Zagreb pritet të jetë një ‘gur’ i fortë i Dritan Mehmetit në vijim te Dinamo.

Klubi shkruan për Markun:

“Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”! FC Dinamo njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri.

Marku më herët ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga Dinamo tek skuadra e Teutës së Durrësit”, shkruhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!