Shqipëria e Silvinjos bën progres, FIFA e rendit tri vende më lart

Shqipëria bën progres në FIFA. Fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe jo vetëm kanë rritur pretendimet e kombëtares shqiptare për t’u kualifikuar në ‘Euro 2024’, por ato kanë sherbyer për të kapërcyer në renditjen e muajit në FIFA.

Leximi i fundit në këtë ranglistë e ngjit Kombëtaren kuqezi me tri pozicione duke regjistruar aktualisht vendin e 65-të.

Sa i takon rivalëve të kuqezinjëve në Grupin E të kualifikuesëve Euro 2024 Polonia zbret e 26-ta, Republika Çeke mban vendin e 37-të, Moldavia rritet dhe kap vendin e 164 ndërsa Faroet në të 129-in.

Ndërkaq bën hapa pas përfaqësuesja e Kosovës teksa pas humbjes me Bjellorusinë ka zbritur në vendin e 108.

Sakaq, kreu i kombëtarëve në këtë renditje mbahet nga kampionia e botës në fuqi Argjentina. Përfaqësuesja e Gjermanisë e cila do të organizojë vitin e ardhëshëm ‘Euro 2024’, ka pësuar zbritje të frikshme teksa renditet e 15-ta.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!