UEFA përcakton finalet e Conference League dhe…

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Nion të Zvicrës ndërsa veç pikave të tjera të ditës vendosi që Lisbona të presë finalen e Ligës së Kampionëve për femra në vitin 2025 në Estádio Josè Alvalade.

Ndërkohë Athina (Greqi) dhe Wroclaw (Poloni) do të presin finalen e Ligës së Konferencës në vitet 2024 dhe 2025. Polonia do të presë Kampionatin Evropian të UEFA-s për femra nën-19 vjeç 2025.

Komiteti Ekzekutiv përcaktoi stadiumet Agia Sofia në Athinë (Stadiumi AEK) dhe Wroclaw (WKS Śląsk Wrocław)

Sa i përket Athinës, stadiumi është krejt i ri dhe UEFA do të japë këshilla dhe më pas do të ketë një periudhë vëzhgimi deri në nëntor 2023 për ndeshjet e luajtura nga AEK Athens FC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!