Humbi finalen, Daliç: Jemi krenarë, Modriç të vendosë

Nuk pati një pritje zyrtare, në Aeroport u mblodhën rreth 50 tifozë.

Nëse do të fitohej Liga e Kombeve do të kishte një pritje madhështore, por Federata Kroate e Futbollit në marrëveshje me kombëtaren vendosi kështu.

Futbollistët kroatë zbarkuan në aeroportin e Zagrebit pak pas mesditës. Ndonëse nuk pati një pritje zyrtare, u mblodhën rreth 50 fansa.

Ndërkohë, menjëherë trajneri Zlatko Daliç ka dhënë konsideratën e tij për turneun e UEFA Nations League luajtur me 4 skuadra në Holandë.

“Jemi të trishtuar, por edhe krenarë për Kroacinë, për kombëtaren, për lojtarët që bënë një gjë të madhe. U thashë se duhet të jenë krenarë për këto pesë vite, ata sollën 35 mijë kroatë në një vend të huaj, që është numri më i madh i kroatëve në një ndeshje futbolli në histori.

Ishte një ndeshje e vështirë. U thashë lojtarëve që penalltitë janë fat, por ky ishte një gabim. Penalitetet janë një llotari mendore, më vjen keq për lojtarët tanë si Modriç, Perisiç, Kovaçiç, Brozoviç dhe Vida që nuk arritën ta kurorëzojnë me trofe këtë brez. Ne bëmë gjithçka mundëm. Më duhet të lavdëroj Perisiçin. Ai bëri një ndeshje të shkëlqyer në krahun e majtë të mbrojtjes. Ishte një ndeshje e mirë e kombëtares, luajtëm kundër një kundërshtari të fortë, bëmë atë që duhej të bënim, tha trajneri në një deklaratë për shtyp.

Ndërkaq për qëndrimin apo largimin e Luka Modriç, ai tha:

“Luka do të vendosë vetë. Ishte shumë emocionuese për të dje, më vjen keq për të që nuk e fituam atë kupë. Personalisht, mendoj se na duhet, pasi ky brez nuk e ka përfunduar ende punën, ndaj do të na duhet Luka, por ai do ta marrë vetë vendimin dhe do të shpallë gjithçka.

Dje ishte vërtet e vështirë.Pas ndeshjes kishte shumë emocione, shumë adrenalinë, nuk kishte kuptim të flisnim për këtë gjë, le ta lëmë të pushojë. Ai do t’ju tregojë gjithçka”, tha Daliç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!