Spanja fiton Ligën e Kombëve, Kroacia bie nga 11 metërshat

Fianle në Roterdam: Kroaci-Spanjë 0-0 (4-5 penallti)

  • Një madrilen si Dani Karvahal i heq mundësinë e fundit për të fituar një trofe në rang Kombëterje një futbollisti legjendar kroat që luan te Real Madrid si Luka Modriç.

Këtë mbrëmje Spanja e Luis de la Fuente kaloi 4-5 me penallti Kroacinë e Zlatko Daliç në një finale e cila u luajt në Roterdam të Holandës.

Përgjithësisht ndeshja u karakterizua nga emocione të pakta pasi në pjesën e parë të dyja skuadrat dhanë pak për të shënuar në portat respektive.

E dyta ishte më e mirë për spanjollët. La Roha nisi të kontollojë topin e të shtojë rastet te porta e Livakoviç. Megjithatë në rastin më të mirë të tyre me Ansu Fati, Perisiç zgjati këmbën për të shpëtuar skuadrën nga epërsia iberike.

Në kohën shtesë, sërish është Spanja më e qartë por goli nuk erdhi asnjëherë.

Në serinë e penalltive dieferencën e bëri portieri bask Unai Simon teksa priti dy penallti. Në fund Karvahal vulosi trofeun e munguar të Spanjës me realizimin perfekt të aktit të ‘fundit’. Kjo bëri që pas 1 Kupe Bote (2010), 3 Europianëve (1964, 2008 dhe 2012) Nations League të shtohet te muzeu i tyre i trofeve të mëdhenj.

Nga ana e saj, Kroacia humb finalen e dytë të një eventi aq të madh. Fillimisht finalen e Botërorit 2018 në Rusi me Francën ndërsa sot atë të Nations League me Spanjën./Isuf Myrtaj/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!