Curri, trajner i ri i Prishtinës

Ish futbollisti kuqezi Debatik Curri pas aventurës futbollistke ka nisur trajnimin si teknik i skuadrave të ndyshme. Klubi i Prishtinës ka vendosur t’i besojë 39 vjeçarit teksa sot e ka prezantuar në profilin e saj në Facebook.

Njoftimi:

Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC PrishtinaIsh-futbollisti jonë, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend. “Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!