De Laurentis: Futbolli të luhet nga 1 prilli deri në tetor

Fitoi titullin e lakmuar kampion në Serie A me Napolin e tij. Aurelio De Laurentis, presidenti i klubit i njohur për deklarata apo vendime jashtë “serie” pas festës ka nisur të mendojë për të ardhmen e futbolllit të klubit të tij por dhe atij italian. Ai tha:

“Në Itali kemi një problem të madh me stadiumet. Përveç disa përjashtimeve të rralla, shumica e stadiumeve janë të vjetra. Ka pista atletike dhe ndeshjet shihen keq. A duam të sjellim familje në stadiume në këto kushte?

A duam të sigurohemi që njerëzit të mund të qëndrojnë në stadium gjatë gjithë ditës për t’u argëtuar dhe për të ngrënë? Kam edhe një pyetje tjetër: përse duhet të luajmë në dimër me dëborë, shi dhe breshër?

Kaq e pamundur është t’i nisim kampionatet më 1 prill? Nuk është shaka e 1 prillit, është domosdoshmëri. Brenda 7 muajve deri në muajin tetor, mund të luhen kampionatet dhe turnetë europiane.

Futbollistët do të kenë mundësi të pushojnë për 5 muaj.Nga nëntori deri në mars. Kohë gjatë së cilës mund të luajnë skuadrat kombëtare.

Nëse unë kam lojtarë afrikanë në skuadër, pse duhet të privohem prej tyre për Kupën e Afrikës në janar? UEFA dhe FIFA mungojnë për shkak të egocentrizmit dhe egoizmit”, tha presidenti i klubit më të ri kampion në Serie A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!