Inter e Siti pa mëshirë, ngec Milan, Eintraht në finale të DFB

Rekord absolut i Haland, norvegjesi i pari futbollist i Premier League që shënon 35 gola në një sezon.

Fazë vendimtare në kampionatet elitare të Europës ku po bëhen dhe kalkulimet e fundit. Siti është sërish në krye të Premier League. Kjo falë fitores së sotme ndaj Uest Hemit, teksa dhe Liverpul mori 3 pikë me penalltinë e Salah.

Zhvillohet xhiroja e 33-të në Spanjë ku Valencia mori 1 pikë jetike ndaj Vijareal, ndërsa 2 sfidat e mbrëmjes udhëhiqen momentalisht nga Atletiko Madrid që parakalon Realin në renditje dhe Getafe që është në rrugën e duhur përballë Selta Vigos.

Sakaq, shumë prej takimeve të javës së 33-të italiane u luajtën ditën e sotme ku nuk munguan surprizat. Atalanta dhe Juventus fituan me vuajtje respektivisht ndaj Specias dhe Leçes, ndërsa Inter kaloi me poker golash Veronën.

Tre pikë edhe për Lacion, por befasi ka nga Milan dhe Roma. Kuqezinjtë barazuan në frymën e fundit Kremonezen duke mos qenë komodë në renditje sa i përket objektivit Champions, teksa dhe Roma u ndal në barazim 1-1 nga Monza.

Logue 1 solli vetëm një përballje të vlefshme për javën e 33-të ku Brest fitoi përballjen direkte me Nantë, ndërsa Kupa e Gjermanisë ka konfirmuar finalisten e dytë që do të përballet me Lajpcig dhe ajo është skuadra e Eintraht Frankfurt, e cila mposhti 2-3 Shtutgartin.

Rezultatet:

Premier League:
Liverpul – Fullhem 1-0
Mançester Siti – Uest Hem 3-0

La Liga:
Valencia – Vijareal 1-1
Atletiko Madrid – Kadiz 2-0 (në kohë reale)
Getafe – Selta Vigo 1-0 (në kohë reale)

Serie A:
Atalanta – Specia 3-2
Juventus – Leçe 2-1
Salernitana – Fiorentina 3-3
Sampdoria – Torino 0-2
Milan – Kremoneze 1-1
Lacio – Sasuolo 2-0
Monza – Roma 1-1
Verona – Inter 0-6

Ligue 1:
Brest – Nantë 2-0

Kupa e Gjermanisë, gjysmëfinale:
Shtutgart – Eintraht Frankfurt 2-3/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!