Siti e Liverpul, në fushë edhe Inter e Roma

Dy ndeshje për llogari të javës së 28-të në Premier League, tre duele në La Liga Santander, një në Ligue1 dhe 8 takime të javës së 33-të të Serie A janë ndeshjet e sotme në elitën europiane.

Në ishull, Liverpul-Fulhem dhe Mançester Siti- Uest Hem do të nisin në 21:00 teksa në Spanjë, në program Valencia- Vijareal (19:30), Atletiko- Madrid- Kadiz (22:00) dhe Getafe- Selta Vigo (22:00).

Serie A rezervon disa takime mes të cilave spikasin duelet e orës 21:00 Verona- Inter dhe Monza- Roma.

Për finalisten e DFB (Kupa e Gjermanisë) me start orën 20:45 zhvillohet Shtutgart-Eintraht Frankfurt. Fituesi shkon në finale me Lajpcig. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!