Siti nis arratinë, kalon Bajern, Inter shtang Romën

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Ditë e mbushur me sfida të mëdha e sotmja në Europë. Nga Anglia në Francë u dhurua spektakël në fushë, teksa mbrëmja pret të kulmojë me finalen e Kupës së Mbretit, Real Madrid – Osasuna.

Vjen fitorja e shumëpritur për Çelsin në Premier League. Blutë e Londrës mposhtën 1-3 Burnemuthin edhe pse qetësinë e gjetën shumë vonë, ndërsa Siti tashmë është në krye të klasifikimit me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë pas fitores ndaj Lids.

Triumf me rëndësi edhe për Liverpul që përballë Brentford u mjaftua me golin e Salah, ashtu si dhe Kejn firmosi për fitoren e Totenhem në sfidën e Kristal Palasë.

Përballje të forta edhe në kampionatin italian ku Milan rikthehet në garën europiane pasi hodhi një hap bindës përballë Lacios, ndërsa zikaltërit e Interit i shkaktuan Romës një humbje në shtëpi në shifrat 0-2. Kremoneze – Specia 2-0

Sakaq, Bajern Mynih duket në rrugën e duhur në Bundesligë ku me fitoren e sotme ndaj Bremen shkon në plus 4 nga Borusia Dortmund. Union Berlin nuk mban dot ritmin dhe mposhtet përballë Augsburg, teksa dueli direkt Frajburg – Lajpcig u fitua nga këta të fundit.

Ligue 1 zhvillon javën e saj të 34-të ku Nicë dhe Reims morën 3 pikë në provat e tyre, teksa Lens përmbysi Marsejën 2-1.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Çelsi 1-3
Mançester Siti – Lids 2-1
Totenhem – Kristal Palasë 1-0
Uolves – Aston Vila 1-0
Liverpul – Brentford 1-0

Serie A:
Milan – Lacio 2-0
Roma – Inter 0-2
Kremoneze – Specia 2-0

Bundesliga:
Augsburg – Union Berlin 1-0
Borusia Gladbah – Bohum 2-0
Frajburg – Lajpcig 0-1
Herta Berlin – Shtutgart 2-1
Hofenhaim – Eintraht Frankfurt 3-1
Verder Bremen – Bajern Mynih 1-2

Ligue 1:
Nicë – Renë 2-1
Reims – Lilë 1-0
Lens – Marsejë 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!