Modriç edhe një sezon te Reali

Fituesi i ‘Topit të Artë’ në 2018-të Luka Modriç, do të qëndrojë te Real Madrid edhe për një sezon. Siç raportohet nga AS, mesfushori kroat tani 37 vjeç, ka bërë të vetëdijshëm Florentino Perez për gatishmërinë e tij për të vazhduar me Blancos.

Sipas kapitenit të Kroacisë ai është gati për të refuzuar kerkesën e ardhur nga Arabia Saudite, pasi ende ndihet i aftë të luajë në nivele të larta me spanjollët në Evropë.

Presidenti i Merenges Perez e pranoi kërkesën e tij me shumë kënaqësi dhe është i vendosur ta plotësojë dëshirën e mesfushorit i cili i është bashkuar kampionëve të Spanjës që nga sezoni 2011-2012./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!