Partizani ndalet nga Egnatia, Tirana kërcënon kreun

Kolela pas ndeshjes: Nuk e terhoqa skuadrën, Egnatia na imponoi lojën në pjesën e dytë…

Abissnet Superiore, Java 28:
Egnatia – Partizani 1-1 (Zejnullai 90’+1’/ Mba 22′)

Egnatia – Partizani ishte sfida e tretë e kësaj jave të 28-të Abissnet Superiore e cila u mbyll në barazim 1-1. Mba në pjesën e parë dhe Zejnullai në limite të së dytës ishin protagonistë të këtij barazimi.

Dy ishin golat e regjistruar në fraksionin e parë të sfidës. Mba në minutën e 22′-të realizoi duke iu dhënë avantazhin të kuqve, ndërsa goli i Kasës në shtesë do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Është Egnatia që administron topin gjatë pjesës së dytë duke e mbajtur Partizanin për një pjesë të mirë të kohës të gozhduar në zonën e tij. Kryeqytetasit të hedhur të gjithë në mbrojtje mundën të rezistonin deri në fund të kohës së rregullt, por jo në shtesën prej 5 minutash.

Rastet e shumta dhe këmbëngulja e vendasve do të konkretizoheshin nga Zejnullai në nisje të kohës shtesë duke bërë që festa të shpërthente në stadiumin e boshatisur, por edhe jashtë tij ku tifozët ishin pozicionuar për të ndjekur ekipin e tyre.

Partizani me këtë barazim e sheh veten në krye të klasifikimit përkohësisht me sytë edhe nga Tirana, ndërsa Egnatia nuk i ndahet vendit të tretë me 42 pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!