Nica dhe Sedloski debutojnë me fitore, Laçi i gjashti
Abissnet Superiore, Java 28:
Vllaznia – Erzeni 3-1 (Marku 42′, Latifi 53′, Jonuzi 86’/ Nonato 75′)
Teuta – Laçi 1-2 (Daci 65’/ Guindo 76′ pen, Shkurtaj 90′)
Java e 28-të dhe faza e katërt e Abissnet Superiore ngritën siparin sot me Vllaznia – Erzeni dhe Teuta – Laçi.
Vllaznia rigjeti fitoren me Sedloskin në debutim. Shkodranët triumfuan 2-1 në “Loro Boriçi” përballë surprizës së këtij edicioni, Erzenit.
Shënoi Herald Marku në fund të pjesës së parë me rezultatin që do të dyfishohej nga Latifi në startin e së dytës.
Provojnë shijakasit ndërkohë të rihapin sfidën duke ngushtuar shifrat me anë të Nonatos, por 3 pikë janë të destinuara për kuqeblutë në sfidën e sotme dhe vulosen nga goli i Jonuzit.
Shkodranët ngjiten në vendin e katërt me 41 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të tretë me një ndeshje ende të paluajtur, ndërsa Erzeni gjendet një pozicion më poshtë me 37 pikë.
Paralelisht në “Niko Dovana” Laçi mposhti për të katërtën herë në këtë sezon skuadrën e Teutës duke u konfirmuar si macja e zezë e durrsakëve.
Përmbysje me shumë vlera për bardhezinjtë të cilët pësuan të parët në minutën e 65′-të kur Daci shënoi duke kaluar në avantazh të tijtë.
Këmbëngulja e kurbinasve u shpërblye pak minuta më pas me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Guindo, ndërsa dhuratën e madhe e bën Vasil Shkurtaj në minutën e 90′-të.
Kjo fitore e dërgon Laçin në vendin e gjashtë duke i dhënë një dorë për ta shpëtuar nga kriza, ndërsa durrsakët marrin vendin e kurbinasve me 34 pikë./Sara Gjidiaj/