Flamurtari mbetet në klasë, Besëlidhja “tung-tung” Kategori e Parë

Kategoria e Parë, Java 22:
Flamurtari – Skënderbeu 0-0
Besëlidhja – Tomori 0-1

Dy përballjet e radhës për javën e 22-të të Kategorisë së Parë ishin Flamurtari – Skënderbeu dhe Besëlidhja – Tomori.

Lufta për kreun midis vlonjatëve dhe korçarëve përfundoi pa fitues. Barazim pa gola në një përballje të ndezur, por edhe të kujdesshme nga ana e të dyja skuadrave që synojnë ringjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Nuk ndryshojnë pozicionet e dy ekipe në tabelën e klasifikimit me Skënderbeun që ruan kreun me 42 pikë dhe Flamurtarin që renditet i treti me 39 pikë.

Paralelisht u luajt dhe Besëlidhja – Tomori. Tashmë për lezhjanët duket se nuk ka më shpëtim edhe pas humbjes minimale të ditës së sotme ndaj beratasve. Vendosi goli i minutës së 73′-të shënuar nga Emini që përkthehet me vendin e katërt në klasifikim ku Tomori pozicionohet me 33 pikë.

Gara e kësaj jave të 22-të mbyllet nesër me Turbina – Dinamo dhe Korabi – Oriku, teksa Besa e Kavajës merr 3 pikë në tavolinë pasi do duhej të luante përballë Tërbunit të dënuar nga Disiplina./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!