Flamurtari-Skënderbeu, një ‘finale’ pa spektatorë

Ka një sfidë për të mos u humbur. Sot Kategoria e Parë në javën e 22-të vendos përballë dy rivale të denja ndër vite si Flamurtarin e Vlorës dhe Skënderbeun e Korçës. Jo shumë larg, dy skuadrat plot histori, garonin për titull në Superiore ndërsa sot, ata do duhet të bëjnë llogari të ‘mprehta’ për t’u rikthyer në elitë.

Me fillim orën 15:00, vlonjatët e pozicionaur në vend të tretë me 38 pikë do duhet të fitojnë në një impiant të boshatisur nga Disiplina në mënyrë që të kapin në krye pikërisht korçarët të cilët kanë 41 pikë.

E gjitha kjo pasi për dy bileta Superiorjeje, mes tyre, qëndron Dinamo e Tiranës me blutë (40) të cilët zbresin në fushë të dielën ndaj Turbinës në “Nexhip Trungu”.

Ndërkohë, po sot, Besëlidhja do përballet në Lezhë me Tomorin e Beratit ndërsa Besa merr tri pikë tavoline pas përjashtimit të Tërbunit nga kjo kategori.

Kategoria e Parë, java e 22-të:

15:00

Flamurtari-Skënderbeu

Besëlidhja- Tomori

Të dielën:

Turbina- Dinamo

Korabi- Oriku

Luajtur të premten:

Luzi 2008- Lushnja 2-0

Apolonia- Burreli 2-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!