Skandali/ VAR konfirmoi në kufje golin e Laçit, Barjamaj nuk pyet

Pritet të zbardhet komunikimi arbitër- VAR, gjyqtari gaboi disa herë dhe shpërfilli teknologjinë. Rrezikon përjashtimin pa afat.

Në kufinjtë e skandalit. Ndeshja e javës së 27-të Kastrioti- Laçi ndryshe nga sa u pa në fushë, u vendos në mënyrë të dyshimtë nga gjyqtari Kreshnik Barjamaj.

E gjitha lidhet me minutën e 88′-të teksa shifrat nga 1-1 shkuan në 1-2. Laçi shënon golin e fitores me Babatunden. Barjamaj e jep gol dhe Laçi nis festën. Më tej krutanët protestojnë ‘lehtë’ me dy lojtarë më pas radhët shtohen me arsyen e tyre për një top të prekur me dorë nga Ujka në aksionin e golit.

Rrjedha e ngjarjeve përfundon me vendimin e kryesorit për të shkuar te monitori në mënyrë që të rishohë aksionin e golit. Rikthehet në fushë dhe drejton dorën nga qëndra dhe sërish kurbinasit nisin festën por në fraksion të sekondave Kreshniku bën shenjë se topi u prek me dorë dhe ka faul. Në të 94′, Kastrioti shënon golin e fitores me Ajazin. Edhe pse në duelin me Velkoskin ka diçka që mund të konsiderohej faul…

Çfar nuk shkon?

Në pamje të qarta nga fusha dhe nga monitori duket se goli i Laçit ka qënë tërësisht i rregullt. Në Premier League as që e diskuton njeri… Por dhe në Shqipëri goli duhej çertefikuar me shpejtësi. Topi prek trupin dhe dorën ngjitur të mesfushorit Serxhio Ujka dhe më pas Babatunde realizon përballë Salit.

Teknollogjia:

VAR me Ferhataj dhe Rexha konfirmuan golin. Kjo është thuajse 100% e sigurtë. Burime të sigurta i thanë ‘Sportiim.al’ se në komunikimin e parë te ky rast Bajramaj-VAR është biseduar se goli është plotësisht i pastër. Më pas Bajramaj bën në kokë të tij dhe shkon me vendimin në kokë për ta riparë aksionin. Këtu e gjitha duket në kundërshti me rregulloren. Thjesht një superskandal. Për tu parë nëse organet e FSHF-së të gjykimit do ta zbardhin kominikimin Bajramaj-VAR. Nëse burimi është kështu, gjyqtari mund të ndëshkohet rëndë.

Skeda e plotë e ndeshjes Kastrioti- Laçi (2 prill 2023)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!