Nis faza e katërt, Superiorja në dy ditë

Tre ishin lajmet e mëdha sportive të ditës së djeshme. Padyshim rizgjedhja e presidentit të FSHF, Armand Duka në KE të UEFA-s dominoi mbi të gjithë por dhe përjashtimi i Tërbunit nga Kategoria e Parë dhe shkarkimi i Gentian Mezanit nga pankina e Laçit, zotëruan ‘faqet e para’ të shtypit sportiv.

Ndërkaq, Abissnet Superiore do të nisë të dielën javën e parë të fazës së katërt ose thënë ndryshe aktin e 28 sezonal.

Në këtë pikë të garës, beteja për të marrë ‘racionet’ e duhura bëhët më e domosdoshme se kurrë pasi si në krye ashtu dhe në zonën poshtë, dilemat mbetën gjithnjë prezente.

Java nis me duelin e Kamzës aty ku Kastrioti do të presë Bylis. Të dyja skuadrat janë në luftë me zonën e ftohtë ndaj dhe përballja mes tyre konsiderohet finale mbijetese. Kjo ndeshje ka si start orën 15:00.

Ndërkaq në 18:00 po të ditës së diel, zhvillohen dhe takimet Teuta- Laçi dhe Vllaznia-Erzeni. Në ‘Niko Dovana’ ndeshja vlen goxha për rivalet në fushë pasi sikunder dueli i Kamzës dhe Teuta e Laçi i gjen skuadrat shumë pranë rrezikut të zonës së kuqe.

Në sintoni vjen edhe sfida e Shkodrës. Vllaznia dhe Erzeni ndahen me një pikë ndërsa pozicionet në vend të 4 dhe 5-të, lejon të besohet se si kuqeblutë ashtu dhe shijakasait kanë shanse për një vend në Europë. E reja te vendasit lidhet me debutimin e trajnerit Goce Sedloski i cili njihet si teknik kampion në Maqedoni të Veriut.

Ndeshjet e tjera parashikuar nga kalendari zhvillohen të hënën dhe pa tifozë. Egnatia- Partizani dhe Tirana- Kukësi (në Elbasan) duelet e mëdha të kësaj dite.

Abissnet Superiore, java e 28-të:

Të dielën:

15:00

Kastrioti- Bylis

18:00

Teuta- Laçi

Vllaznia- Erzeni

Të hënën:

15:00

Egnatia- Partizani

18:00

Tirana- Kukësi (në ‘Elbasan Arena’)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!