Nis faza e katërt, Superiorja sot me tri sfida

Përgatiti: Erga Kenga

Faza e katërt dhe e fundit e kampionatit të 84-ët të futbollit elitar në Shqipëri do të nisë sot me tri takime. Fillimisht në Kamëz, strehëzën e krutanëve do të përballen Kastrioti dhe Bylis ndërsa pak më vonë dy takimet e tjera të javës së 28-të Teuta- Laçi dhe Vllaznia- Erzeni.

Krutanët pasi fituan javën e kaluar janë gati për një tjetër betejë në përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar skuadrave që kërkojnë të mbetën në Superiore. E njëjta situatë me mallkastriotët e Shensoit të cilët vijnë pas dy barazimëve radhazi dhe gjëndën dy pikë më shumë se Kastrioti i fundit. Te të dyja skuadrat kontigjenti i plotë.

Ndërkohë në “Niko Dovana” të Durrësit takimi Teuta- Laçi. ‘Djemtë e Detit’ kanë tri ndeshje pa fitore ndërsa ndaj bardhezinjëve, me Nicën në debutim në pankinë, do kërkojnë shpagimin për ato tri humbje që kanë pësuar këtë sezon pikërisht me kurbinasit.

Laçi papritmas gjëndët në vend të tetë dhe rrezikon seriozisht të mbetet te kjo zonë deri në fund. Kjo me logjikën e thjeshtë pasi kalendari vjen e forcohet. Pas Teutës do të presë Partizanin dhe më pas, dy transferta radhazi në Rrogozhinë dhe Ballsh. Te vendasit ka rikthime ndërsa te kurbinasit kontigjenti është i plotë.

Në Shkodër një tjetër sfidë mjaft interesante. Po në 18:00, Vllaznia- Erzeni për të rihapur dhe njëherë luftën për një vend në Conference League. Sikundër te Laçi me Nicën edhe te Vllaznia do të jetë radha e debutimit të trajnerit të ri Goce Sedloski.

Sakaq nesër por pa spektatorë, dy takimet e mbetura të kësaj xhiroje. Në Rrogozhinë, Egnatia-Partizani ndërsa në Elbasan, Tirana pret Kukësin

Abissnet Superiore, java e 28-të:

15:00

Kastrioti- Bylis

18:00

Teuta- Laçi

Vllaznia- Erzeni

Të hënën:

Egnatia-Partizani 15:00

Tirana -Kukësi 18:00 (në Elbasan)

Klasifikimi pas javës së 27-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!