Skandali i Bouhazama, klubi e shkarkon për deklaratën seksiste
“Nuk ka asgjë të keqe me këtë, ne të gjithë kemi prekur gratë.” Kjo deklaratë seksiste i kushtoi stolin trajnerit të Anxhers në Ligue 1, Abdel Bouhazama, i cili justifikoi vendimin për të mbrojtur mbrojtësin Ilyes Keti, në qendër të një procedimi për ngacmim seksual të një vajze.
Bouhazama, largimi i të cilit erdhi pas humbjes së thellë 5-0 me Montpelje solli një stuhi në Francë, duke shkaktuar shumë polemika dhe protesta. Vetë Anxhers dënoi sjelljen e menaxherit të tij, duke pranuar dorëheqjen e tij Anxhers është në fund të tabelës në Ligue 1
Në njoftimin për shkarkimin e trajnerit ndër të tjera klubi shkruan:
Për të hequr të gjitha paqartësitë dhe keqkuptimet, Angers SCO dënon pa rezerva fjalët e thëna gjatë diskutimit, edhe nëse ato duken përgjithësuese. Për më tepër, klubi nuk pranon asnjë formë diskriminimi dhe dënon seksizmin dhe mizogjininë. Abdel Bouhazama u kërkoi falje kolegëve të tij, veçanërisht grave./Sportiim.al/