Europa League, fitojnë Mançester e Roma…

sportiim2

Europa Leauge u rikthye këtë të enjte me ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve. Roma, Juventus, Arsenal dhe Mançester Junajtid ishin vetëm disa nga ekipet që zbritën në fushë për këto ndeshje të para.

Roma kaloi 2-0 Real Sociedadin falë edhe golit të Kumbullës që vulosi fitoren në minutën e 87′-të, teksa Juventus iu fal golit të Di Marias përballë Frajburgut dhe pret sfidën e radhës për të vendosur.

Emocionuese përballje me katër gola mes Sportingut dhe Arsenalit që u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka pezull për në kthim.

Sakaq, Mançester Junajtid pasi përcolli Barcelonën mposht bindshëm spanjollët e Real Betis në shifrat 4-1 duke e lehtësuar punën për javën e ardhshme.

Europa League, faza 1/8:Bajer Leverkusen – Ferencvarosh 2-0Roma – Real Sociedad 2-0Sporting – Arsenal 2-2

Union Berlin – Union Saint-Xhilosë 3-3Juventus – Frajburg 1-0Mançester Junajtid – Real Betis 4-1Sevilja – Fenerbahçe 2-0Shahtjor Donjetsk – Fejnord 1-1/Sara Gjidiaj/

?>