Skaloni zgjat kontratën me Argjentinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kampioni i Botës me Argjentinën Lionel Skaloni, zgjat kontratën me Federatën Argjentinase të Futbollit deri në vitin 2026-të.
Në fakt, trajneri kampion ndikuar dhe nga kërkesa të shumta të tifozerisë argjetinase kishte disa ditë që kishte lënë të kuptohej se do të vijonte në krye të ‘Albiceleste’.
Kontrata e tij me Kombëtaren e vendit të Amerikës së Jugut kishte përfunduar në dhjetorin e vitit të kaluar, pak ditë pasi me Argjentinën u ngjit në majën e futbollit botëror.
Një realitet i ri që praktikisht mund të bëjë që Mesi futbollist të vijojë së bashku me Lionelin trajner të qëndrojë në fushë. Lajmin e ka bërë zyrtar vetë AFA në rrjete sociale. /Sportiim.al/
CONFIRMADO: Hay @lioscaloni para rato 😉
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) February 27, 2023
¡Seguimos! 💪🇦🇷#ScalonetaModoOn #TodosJuntos pic.twitter.com/4YM6R7ZGW8