Franca vuan me austriakët, autogoli vendos sfidën për ‘gjelat’

Kilian Mbape thyen hundën pak nga fundi, europiani në rrezik
EURO 2024, Grupi D:
Austri – Francë 0-1
Është mbyllur edhe dita e katërt e EUR0 2024. Francën e nderon një autogol i Vëber në përballjen ndaj Austrisë të vlefshme për Grupin D. Një nga pretendetet kryesore për titullin e këtij edicioni ia del me vështirësi ta nisë me fitore Europianin e saj.
Shumë pak diferneca mes ekipeve në fushën e lojës, me skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme dhe me dhuratën e Vëber që i dha fitoren Francës. Autogoli i minutës së 38′-të ishte episodi kryesor i kësaj sfide që vulosi dhe fatet e saj.
Sa i përket klasifikimit në Grupin D, Holanda dhe Franca kryesojnë me 3 pikë të plota në nisje, ndërsa Polonia dhe Austria janë skuadrat që mbyllin renditjen.