Sllovakia mund Belgjikën, Lukaku dy gola të anuluar
Grupe E: Belgjikë- Sllovaki 0-1 (Shranz 7′)
Sllovakia befason Belgjikën sot në ndeshjen e zhvilluar në Frankfurt për llogari të Grupit E. Sikundër dhe Rumania e cila mposhti më herët 3-0 Ukrainën edhe sllovakët e udhëhequr nga Lobotka (më i miri në fushë), arritën të shënonin një gol në start me Shranz e më pas për të luajtur shanset e tri pikëve deri në fund.
Nga ana e saj Belgjikës së trajnerit Tedesko iu anuluan 2 gola të shënuar nga Romelu Lukaku, i pari për pozicion jashtë loje kurse i dyti për prekje me dorë të Opendas pas aksionit të tij vetjak nga e majta.
Ndeshjet e radhës janë kështu; Belgjika do ta luajndaj Rumanisë me datë 22 qershor, ndërsa Sllovakia do të përballet kundër Ukrainës me 21 qershor.
Grupi E kryesohet nga Rumania e Sllovakia me nga 3 pikë. Belgjika e Ukraina zero pikë.