Çelsi zyrtarizon ukrainasin Mudrik

Pak minuta më parë Çelsi njoftoi nënshkrimin e Mykhailo Mudrik në këtë afat kalimtar dimëror.

Ukrainasi bëhet afrimi i pestë i skuadrës blu në janar pas Benoit Badiashile, Andrei Santos, David Datro Fofana dhe Zhoao Feliks.

Marrëveshja u mbyll për 100 milionë euro me 70 milionë fikse dhe pjesën tjetër me bonuse. Futbollisti do të nënshkruajë kontratë për 7 sezone.

Lojtari 22 vjeçar pati një vlerë te 40 milon euro në ‘Transfermarkt’ mirpo kërkesat e shumta ndaj ukrainasit dhe kërkesa e Shahtjor Donjetsk, kanë shtyrë blutë të rrisin ofertën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!