Pas Peços, nga Nica largohet edhe Favre

Pas shkarkimit nga Dortmund (dhjetor 2020), situatë e njëjtë me zvicerianin te Nica.

Le Puy Foot skuadër e nivelit të tretë në Francë bëhët shkak kryesor për largimin e Lusien Favre nga Nicë. Humbja në Kupën e Francës kundër Puy en Velay dha goditjen fatale për aventurën e ish trajnerit të Dortmund.
Didier Digard komandohet nga klubi deri në gjetjen e një tekniku të ri.

Në fakt Nica ka disa javë që nuk shkon mirë dhe në Ligue 1 teksa skuadra pozicionohet në vend të 11-të pas 17 javëve me 21 pikë. Mediat raportojnë se Favre nuk është ndihmuar dhe aq nga vetë drejtuesit e klubit këtë sezon.

Për tu evidentuar se trajneri i njohur gjatë angazhimit te Nicë 7 muaj më parë mori me vete si ndihmës shqiptarin nga Leskoviku me banim në Zvicër, Arian Peço. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!