Martinez, trajneri i ri i Portugalisë

Jo vetëm Silvinjo te Shqipëria. Sot Roberto Martinez është zgjedhur zyrtarisht si trajneri i ri i Portugalisë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Portugeze e Futbollit, e cila po e prezanton në një konferencë për media ish-trajnerin e Evertonit dhe Belgjikës.
Ish trajneri i Belgjikës me të cilin nuk e hodhi kurrë hapin e madh, zëvëndëson në këtë rol Fernando Santosin. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2026. /Sportiim.al/