Duka: Stadiume të rinj? Vlerë e shtuar për futbollin

Nisur nga një postim i kryeministrit të vendit Edi Rama në rrjete sociale se në pranverë do të nisë puna për ndërtimin e disa stadiumëve, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Kreu i futbollit shqiptar e konsideron lajm të mrekullueshëm faktin që krahas projektit të ‘100 fushave’ do të ndërtohen dhe tre stadiume të reja.

Postimi i Dukës:

Lajm i mrekullueshëm per futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve. Këto tre stadiume do t’i shtohen kolonës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!