Superiore/ Skuadrat në fushë, publikohen formacionet

Abissnet Superiore rikthehet këtë të dielë pas “pushimeve” për shkak të Botërorit ‘Katar 2022’. Do të luhet ditën e sotme java e 13-të që nis me dy sfidat e orës 13:00 Bylis – Laçi dhe Kukësi – Teuta.

Kurbinasit në transfertën ballshiote vijnë pas humbjes me Egnatian por me një ndryshim në pankinë. Gentian Mezani debuton sot në stolin e bardhezinjve përballë një Bylisi që do të kërkojë të ringrihet. Gjykon Xhaja

Sakaq, në Kukës 3 pikë vlejnë shumë në të dyja kampet me durrsakët që kanë vetëm 8 pikë në 13 javë kampionat dhe kanë prekur fundin. Edhe për vendasit që ndodhen në fund të tabelës dhe nuk po kalojnë aspak një situatë të qetë, fitorja do të jetë detyrim. Ky takim do të arbitërohet nga Kridens Meta.

Janë publikuar formacionet zyrtare të katër skuadrave që zbresin në fushë prej orës 13:00.

Kukësi – Teuta

Kukësi: Halimi, Bytyçi, Ferreira, Kardozo, Haxhiu, Kote, Abdu, Ndreca, Gj. Taipi, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Tr: Enkeleid Dobi.

Teuta: Qirko, Kotobelli, Kuro, Jazxhi, Gjinollari, E. Vila, Karabeci, Beqja, Marku, Hebaj, L. Vila. Tr: Edi Martini.

Bylis – Laçi

Bylis:Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Ruçi, Qoshku, Souza, Qardaku, Lajthia, Kaçorri. Tr: Arian Bellai.

Laçi: Dajsinani, Ziko, Turkaj, Velkovski, Roganoviç,Ujka, Borisjuk, Spahiu, Babatunde, Adeleke Akiniemi, Shkurtaj. Tr: Gentian Mezani./Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!