Minutat shtesë, rekordi në…Katar

Kupa e Botës në Katar nis me risi të shumta. Në ndeshjet e para ajo që tërheq vemendjen lidhet me minutat shtesë.

5 minuta kohë shtesë plus 5 të tjera në ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, 2+9 në Senegal-Holandë, 4+9 në Shtetet e Bashkuara-Uells dhe më pas maksi-përfshirja, 14+10, që solli Angli-Iran në historia e Kupës së Botës. Tashmë nga ndeshjet e para të Katarit 2022 është e qartë se futbolli ka ndryshuar, mesazhi i FIFA-s është i qartë dhe ishte bërë i ditur tashmë në pranverë nga presidenti Xhanii Infantino: “Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet të rishikohet diçka sepse shikuesit paguajnë për të parë 90 minuta futboll, ndërsa ndeshjet zgjasin 50 minuta”.

“Nuk po them se do të arrij në 100 minuta – shtoi Infantino – por padyshim që koha e rikuperimit që jep gjyqtari duhet të jetë e lidhur ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes. Ne duhet të reflektojmë për kohën aktuale të lojës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!