Kjo nuk është Argjentina

Botërori 2022, Grupi C
Argjentinë – Arabi Saudite 1-2 (Mesi 10′ (p)/ Al Shehri 48′, Al Dausari 53′)

Ka ardhur edhe surpriza e parë e “Katar 2022”. Arabia Saudite befasoi Argjentinën duke e mposhtur atë me përmbysje në shifrat 1-2.

Golin e parë të sfidës e shënoi Mesi me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktë, teksa dhe Martinez gjeti 2 herë rrjetën por golat e sulmuesit të Interit u anuluan.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Arabinë Saudite që në minutën e 48′-të kthehet në lojë falë golit të Al Shehri. Dominimi i tyre vazhdon dhe 5 minuta më pas vjen edhe përmbysja falë Al Dausarit.

Edhe pse minutat në dispozicion ishin të mjaftueshme, për Argjentinën asgjë nuk ndryshoi, ndërsa Arabia Saudite debutoi me befasi në këtë Botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!