Anglia pa mëshirë, Holanda vulos në fund, ShBA…

Botërori 2022 në Katar:

Grupi B:
Angli – Iran 6-2

Grupi A:
Senegal – Holandë 0-2
SHBA – Uells 1-1

“Katar 2022” luajti sot ditën e dytë të ndeshjeve në grupe. Përpos spektaklit, 12 ishin golat që prodhuan 3 sfidat të cilat. shoqëruan këtë fillim jave.

Anglia e nisi aventurën e saj në ‘Katar 2022’ me një fitore të thellë ndaj Iranit. “Tre Luanët” gjetën rrjetën plot 6 herë në këtë ndeshje të parë për ta në Grupin B ku garojnë së bashku me SHBA-në dhe Uellsin.

Anglezët dominuan sfidën dhe arritën të merrnin një fitore plotësisht të merituar duke u konfirmuar si një nga rivalët më të fortë të këtij edicioni.

Sakaq, Holanda nuk e kishte shumë të lehtë ndaj Senegalit ndaj të cilëve realizuan 2 herë në fund të takimit. Gakpo dhe Klasen nderuan holandezët në hapje të Botërorit për ta përballë një “kocke” të fortë si Senegali, i cili vuan edhe mungesën e Mane.

Në mbrëmje u luajt edhe sfida e fundit për ditën e sotme. Vetëm 1 barazim midis SHBA-së dhe Uellsit në Grupin B. Amerikanët ishin të parët që morën frenat e lojës në dorë gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën Gareth Bejl riktheu baraspeshën me një penallti.

Gara më e madhe botërore vijon sërish nesër ku dhe Argjentina do të bëjë debutimin e saj për këtë edicion./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!