Pedri: Nëse fitojmë Botërorin, koka ime bëhët zero

Në një spot promovues për Platano de Canarias, 19 vjeçari Pedri, mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, foli për pritshmëritë e tij për Kupën e Botës që starton më 20 nëntor të këtij viti:

“Ne kemi një ekip të ri që me të vërtetë dëshiron të bëjë mirë dhe të fitojë. Kjo reflektohet në fushë në çdo ndeshje. Mosha e re jona në vend që të jetë një disavantazh, mendoj se është diçka që do të funksionojë. Për mua të luaj në Kupën e Botës është një ëndërr dhe është vërtet çmenduri.

E përballoj me të njëjtin entuziazëm me të cilin përballa Olimpiadën dhe Europianin. Luis Enrique? Ai është trajneri më i mirë i Spanjës. Është ai që na bën të besojmë në gjërat dhe që na bën të luajmë më mirë së bashku.”

Dhe në fund një premtim: “Nëse fitojmë Botërorin, do ta bëj kokën zero”.

Spanja do të luajë më 23 nëntor ndeshjen e parë të Grupit E ndaj Kosta Rikas në ‘Al Thumama’ me start orën 17:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!