Reja fton të tjerë nga Superiorja, Shqipëria nis nga …Shqipëria

Në Marbeja të Spanjës, Shqipëria do të luajë takimin e dytë miqësor në pak ditë. Pas barazimit 1-1 me Arabinë Saudite në Abu Dabi, kuqezinjtë e Edi Rejas, përballen më 9-të nëntor me një tjetër aziatike. Këtë radhë do të jetë Katari vendi i të cilit organizon Kupën e botës, edicioni i 22-të me start 20 nëntorin e këtij viti.

Kthyer te kuqezinjtë, edhe në këtë takim, stafi teknik ka menduar ti japë prioritet elementit të Abissnet Superiore. Përveç futbollistëve të 26 tetorit, Reja ka ftuar disa futbollistë mjaft determinantë si:

Serxhio Ujka (Laçi) Herald Marku (Vllaznia; ishte në listen e pritjes ;red), Tedi Cara (Partizani) Artan Jazxhi (Teuta), Arbin Zejnullaji (Egnatia), Marsel Ismajlgeci (Tirana: i rikthyer; red).

Po në këtë listë ‘rinore’ dy portierët Mario Dajsinani (Laçi) dhe Alen Sherri (Egnatia;rikthim; red) si dhe “turku” i Istanbulspor Kristal Abazaj. Një bast mjaft i guximshëm i trajnerit Reja./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lista me 23 futbollistë ftuar nga Reja për miqësoren me Katarin në 9 nëntor:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!