Kolela: Të komandojmë lojën, Kastrioti i vështirë
Në “Elbasan Arena” me start në 17:45 luhet sfida mes Partizanit si kryesues dhe Kastriotit të vendit të 7-të.
Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve, kryeqytetasit në Shkodër, ndërsa krutanët ndaj Teutës, teksa një ditë para kësaj sfide trajneri i të kuqve Xhovani Kolela ka dalë në konferencë për shtyp duke analizuar ndeshjen që i pret dhe lojën e skuadrës së tij.
Kolela:
Kastrioti – Gjatë javës kemi punuar mirë, fatmirësisht nuk kemi probleme. Kastrioti është një skuadër e organizuar dhe agresive. Një skuadër që duhet ta përballojmë me mentalitetin e duhur dhe më ka lënë një përshtypje të mirë.
Gjendja e skuadrës – Disa probleme të vogla ka, kjo është normale, duke parë se skuadra stërvitet intensivisht pa asnjë pushim.
Fitoret me nga një gol diferencë – Një statistikë e vërtetë, kjo është diçka që nuk më intereson. Mund të bëhet edhe më mirë. Kam parë skuadra që kanë fituar kampionate jo më shumë se 1-0. Ato që fitojnë me rezultate 3-0 apo 4-0 nuk arrijnë që të shkojnë deri në fund. Jam dakord me statistikat. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte, mund të rritemi edhe më shumë.
Loja – Kemi bërë 10 ndeshje dhe i kemi përballuar të gjithë kundërshtarët në mënyrën tonë. Shpehherë bëjmë ndonjë ndryshim të vogël, por mua më pëlqen që skuadra ta komandojnë lojën. Disa herë ndodhin disa herë jo. Me gjithë respektin për Kastriotin që është një skuadër mjaft e organizuar.
Këto ndeshje janë më të vështira të trajnerit duke parë se është ndryshe ku përballesh me Tiranën në derbi dhe motivimi është shumë i madh në krahasim me ekipe të tjera duhet të bësh shumë kujdes për të bërë lojë dhe për të marrë tre pikët. Jam shumë i kënaqur me lojën e skuadrës në ndeshjen e Kupës me Orikun dhe do të kërkoja që ta bënim edhe ndaj Kastriotit.
Vazhdimësia – Nuk ka skuadra që ruajnë vazhdimësinë, kur ta arrijmë një gjë të tillë do ta them që jemi me të vërtetë një skuadër e fortë.