Kupa/ Në fushë Tirana, Vllaznia e Partizani

Përgatiti: Erga Kenga

Kupa e Shqipërisë me turin e parë eliminator do të ecë sot me 11 duele të tjera. E konceptuar në Grupet A dhe B, ky edicion i 71-të, i ngjan një maratone të vërtetë sportive pasi veç skuadrave elitare, në të, në këtë pikë të Kupës po garojnë dhe skuadrat inferiore.

Menjanë ndeshjet e djeshme, sot në terren do të zbresin skuadra të mëdha si Tirana, Partizani, Vllaznia, Kukësi. Sikundër dhe të martën, disa ndeshje të sotme me takimet e kthimit do të luhen në komplekse apo impiante të çertefikuara vetëm për turet e para.

Ndërkaq Tirana, Kukësi dhe Skënderbeu pritet ta kthejnë në formalitet kalimin e kësaj faze ndërsa Vllaznia dhe Partizani mund të hasin më shumë vështirësi se sa mendohej para takimëve me rivalët respektivë.

Në kllapa ndeshjet e vajtjes si dhe vendi ku zhvillohen ndeshjet,

14:00

Tirana- Veleçiku (3-0) (në Skënder Halili’)

Partizani- Oriku (0-0) (në Elbasan)

Vllaznia- Flamurtari (1-2)

Vora- Kastrioti (0-1) (Pezë)

Korabi- Besa (1-1)

Kukësi- Labëria (3-0) (në Q.S. Kamëz, pa tifozë)

Egnatia- Shkumbini (2-1)

Skënderbeu- Maliqi (5-1)

Erzeni- Turbina (2-1) (në Shijak)

Apolonia-Besëlidhja (1-0)

Tomori- Burreli (1-2)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!