“Miejski” shndërrohet në një Ukrainë zyrtare…

Këtë mbrëmje në stadiumin ‘Mijeski’ në Varshavë (Poloni) për xhiron e 4-ët të Grupit F në Ligën e Kampionëve, Shahtjor Donjetsk priti Realin e Madridit.

Por ajo që ka befasuar ishte starti i ndeshjes me performancën në tribuna. E menduar dhe e realizuar një koerografi speciale me flamurin e improvizuar të Ukrainës në të gjithë impiantin.

Nuk ka vonuar përgjigja dhe mirënjëhja e klubit nga Donjetsku i cili ka shkruar se nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e dhënë nga Polonia.

Postimi i klubit ukrainas në Twitter:

“Faleminderit Poloni! Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj në një moment të vështirë për vendin tonë”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!