‘Euro 2024’/ Short i pranueshëm për Shqipërinë e Kosovën

Në Frankfurt të Gjermanisë me start në 12:00 u hodh shorti i grupeve të eliminatoreve për Euro 2024.

Skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në 10 grupe dhe sipas formulës kombëtaret që sigurojnë 2 vendet e para në secilin grup vijojnë garën për më tej.

Gjermania është automatikisht e kualifikuar si vend organizator, ndërsa Rusia është e përjashtuar nga aktivitetet futbollistike. 3 vendet e tjera do të përcaktohen në bazë të ndeshjeve “play-off”.

Për Shqipërinë goglat rezervuan Grupin E ku kuqezinjtë gjejnë kundërshtarë të njohur si Polonia, Çekia dhe Moldavia. Po në këtë grup do të jenë dhe Ishujt Faroe.

Sa i përket Kosovës, përballjet e saj do të jenë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Faza e grupeve fillon më 23 mars dhe përfundon 21 nëntorin e vitit të ardhshëm.

Grupi A:
Spanjë
Skoci
Norvegji
Gjeorgji
Qipro

Grupi B:
Holandë
Francë
Irlandë
Greqi
Gjibraltar

Grupi C:
Itali
Angli
Ukrainë
Maqedoni e Veriut
Maltë

Grupi D:
Kroaci
Uells
Armeni
Turqi
Letoni

Grupi E:
Poloni
Republika Çeke
Shqipëria
Ishujt Faroe
Moldavi

Grupi F:
Belgjikë
Austri
Suedi
Azerbajxhan
Estoni

Grupi G:
Hungari
Serbi
Mali i Zi
Bullgari
Lituani

Grupi H:
Danimarkë
Finlandë
Slloveni
Kazakistan
Irlandë e Veriut
San Marino

Grupi I:
Zvicër
Izrael
Rumani
Kosovë
Bjellorusi
Andorrë

Grupi J:
Portugali
Bosnje & Hercegovinë
Islandë
Luksemburg
Sllovaki
Lihtenshtejn/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!