Rrëshqet Brajton, derbi i ‘vogël’ i Madridit pa gola

Pas kupave të Europës, kampionatet elitare kanë zbritur në fushë për të vijuar rrugëtimet e tyre.

Premier League nisi javën e 10-të me sfidën Brentford – Brajton. Vendasit triumfuan 2-0 duke iu afruar me 1 pikë skuadrës së Brajton. Gati një tjetër incident mes trajnerëve De Zerbi (Itali) dhe danezit të Brentford, Tomas Frank. Premier League vijon nesër dhe kulmon të dielën me Liverpul – Mançester Siti.

Në Spanjë luhet xhiroja e 9-të teksa La Liga nisi këtë fundjavë me një barazim mes Rajo Vajekanos dhe Getafes. Me shumë interes këtë javë pritet klasikja e së dielës, Real Madrid – Barcelona.

Sakaq, u zhvillua dhe ndeshja mes Shalkes dhe Hofenhaim në Bundesligën gjermane ku vendasit pësuan një tjetër humbje duke u gozhduar në fund të tabelës.

Ndërsa në Ligue 1 e vetmja përballje këtë mbrëmje u fitua nga Lilë e cila mposhti Strasburgun në transfertë me rezultatin e pastër 0-3.

Premier League:
Brentford – Brajton 2-0

La Liga:
Rajo Vajekano – Getafe 0-0

Bundesliga:
Shalke – Hofenhaim 0-3

Ligue 1:
Strasburg – Lilë 0-3/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!