Fiton Ballkani, Morina largohet nga Ferizaj

U zhvilluan sot tre takime në Superligën e Kosovës. Momentin e mirë teksa fituan ndaj Sivaspor 3-4 në grupet e Conference League, Ballkani i shfaqi dhe sot teksa fitoi 2-1 me Malishevën.
Llapi mundi 3-2 Drenicën ndërsa Ferizaj- Gjilani u ndal te barazimi 1-1.
Ndërkaq trajneri i Ferizajt Arbnor Morina, fill pas barazimit me Gjilanin ka deklaruar se jep dorëheqjen.
“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me idenë se klubi është më i madh se secili individ”, tha mes të tjerave Morina./Sportiim.al/