F1/ Verstapen kampion bote për herë të dytë
F1/ Verstapen kampion bote për herë të dytë
Me një formulë të çuditëshme, kaosit me shiun dhe xhiro të reduktuara (afro 40 minuta garë) e mbi të gjitha me vendimin e FIA-s për të dhënë 25 pikë, Maks Verstapen fiton ‘Çmimin e Madh’ në Suzuka (Japoni) dhe bashkë me të dhe titullin kampion bote..
Ndërsa titulli deri në fund ishte ‘peng’ i vendit të dytë i cili mbahej nga Leklerk, ky i fundit me Ferrari, gaboi në kthesën e fundit dhe pavarësisht se preu finishin para Perez, u penalizua me 5 sekonda nga komisarët e garës duke lënë podiumin e dytë dhe dorëzuar meksikanit të Red Bull.
Për pasojë në lojë është futur menjëherë matematika…
Në fund teksa makinat ishin parkura dhe pilotët fitues jepnin prononcimet për mediat, vjen konfirmimi që holandezi ka siguruar matematkishit titullin kampion bote 4 gara nga epilogu i këtij sezoni./Sportiim.al/
Buletini zyrtar i FIA-s pas mbylljes së garës në Suzuka (Foto:Twitter)
