Departamenti i Garave në FSHF zbardh axhendën e javës së 4 dhe 5-të

Do të startojë sot java e tretë Abissnet Superiore me klasiken Tirana-Vllaznia. Nesër në fushë dy duelet e tjera Erzeni- Teuta dhe Kukësi- Kastrioti ndërsa të dielën mbyllin javën Laçi- Egnatia dhe Bylis- Partizani.

Ndërkohë në një njoftim për mediat, Deparatameti i Garave në FSHF njofton se java e 4 dhe 5 do të zhvillohen sikundër deri tani në tri ditë. Paralelisht sqarohet dhe qyteti ku do të luhet.

Njoftimi i DGFSHF:

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së 4-t dhe të 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas kalendarit, ndeshjet e javës së katërt do të luhet të ndara të tre ditë dhe do të nisin më 9 shtator me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45.

Më datën 10 shtator do të luhen dy ndeshjet e radhës, që fillojnë që të dyja në ora 17:00, me Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ndërsa Egnatia-Vllaznia zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës.

Java e katërt mbyllet me dy ndeshjet e datës 11 shtator e më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në ora 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe ndeshjet e javës së 5-të do të luhen të ndara në tre ditë, ndërsa siparin e ngre sfida Tirana-Teuta, që luhet më 16 shtator duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më datë 17 shtator në stadiumi e Ballshit në ora 15:00 luhet ndeshja Bylis-Egnatia, kurse më 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit zhvillohet Erzeni-Laçi.

Më 18 shtator në “Kukës Arena” në ora 15:00 luhet Kukësi-Partizani dhe në ora 17:45 zhvillohet ndeshja përmbyllëse e javës Vllaznia-Kastrioti në stadiumin “Loro Boriçi”.

Më poshtë edhe kalendari i javës së 4-t dhe të 5-të të “Abissnet Superiore”:

“Abissnet Superiore”

Java 4

Nr.NdeshjaDataOraVendi
1Partizani-Erzeni11/09/202217:45Elbasan
2Laçi-Bylis11/09/202215:00Laç
3Kastrioti-Tirana10/09/202215:00Kamëz
4Teuta-Kukësi09/09/202217:45Durrës
5Egnatia-Vllaznia10/09/202215:00Rrogozhinë

Java 5

Nr.NdeshjaDataOraVendi
1Bylis-Egnatia17/09/202215:00Ballsh
2Erzeni-Laçi17/09/202217:45Durrës
3Kukësi-Partizani18/09/202215:00Kukës
4Tirana-Teuta16/09/202216:00Tiranë
5Vllaznia-Kastrioti18/09/202217:45Shkodër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!